
Gjatë nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor në mes të partisë së Fatmir Limajt, Nisma-s për Kosovën dhe asaj të Behgjet Pacollit Aleanca Kosova e Re, ish ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ishte parë në këtë takim.
I kontaktuar nga Front Online, Gashi ka konfirmuar se tashmë është bërë pjesë e partisë NISMA.
“Po, unë jam pjesë e Nismës. Aderimi është një hap formal por unë jam bërë pjesë e Nismës”, deklaroi ai përmes telefonit.
Nisma dhe AKR sot nënshkruan koalicon parazgjedhor, përmes të cilit, krerët e dy partive u bënë thirrje edhe partive tjera të vogla që t’u bashkohen./ Front Online/