×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: E komplikuar që Limaj të bëhet kryeparlamentar, është edhe në listë të zezë

    FrontOnline
    21 Korrik 2025

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se e konsideron “pozitiv” takimin mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.

    Ai tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje.

    “Çdo takim mes kryetarëve të partive politike unë e konsideroj që është pozitiv dhe shpresoj që do të gjendet një zgjidhje”, tha ai. “Duhet të gjendet zgjidhja. Nuk ka opsion tjetër përveç zgjidhjes”.

    Gashi tha se ai vetë nuk do ta votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.

    “Akoma nuk është diskutuar në Kryesi për një qëndrim, por qëndrimi i përgjithshëm është që nuk votohet një kandidat jashtë i LDK-së”, tha ai.

    Gashi tha se për Limajn “është situatë pak më e komplikuar” që të jetë kryeparlamentar, ndërsa përmendi “listën e zezë”.

    “Tash nuk po dua të merrem me këto problemet që i ka, në listë të zezë e këto sendet që e bëjnë pak më problematike për një pozicion kyç siç është kryetari i Kuvendit. Përndryshe, për pozicionet tjera do të ishte, mendoj, normalitet që të jetë pjesë edhe e politikës. Mendoj që i ka fituar zgjedhjet që të jetë deputet”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.M, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë”  nga...
    Lajme21 Gusht 2025
    Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka publikuar një video të rrallë të babit të tij, e cili është realizuar në muajin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që do të mundësojë ekzekutimin e...
    Të tjera
    Sport21 Gusht 2025
    Sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Europa League,...
    Vip21 Gusht 2025
    Xhensila Myrtezaj po vazhdon suksesshëm turin e koncerteve të saj muzikore pas një vere në të cilën ishte shumë e komentuar e...
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi në 8-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një shkrimi të...
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoi sot se kjo parti dorëzoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e vendimit të Zyrës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet A.T. dhe V.H., për veprën...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë pranuar 144,337 aplikime përmes platformës e-Kosova për gjashtë ditët e para...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.