Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se në mbledhjen e thirrur për kryesinë e partisë folën për ligj të rimëkëmbjes ekonomike, e jo për humbjen e mbrëmshme në Podujevë.
“Ligji për Rimëkëmbje Ekonomnike dhe shpresojmë se do të kalojë këtë javë”, ka thënë Gashi.
“Rezultati i Podujevës është një rezultat jo i knaqshëm për ne dhe normalisht do të merremi me analiza për t’i evituar problemet në zgjedhjet e ardhshme”.
I pyetur se a i humbën zgjedhjet në Podujevë për shkak të deklaratave të zëvendëskryesiminitri Driton Selmanajt ndaj deputetes së Lëvizjës Vetëvendosje, Saranda Bogujevcit, Gashi ka thënë se s’mund të personalizohen gjërat.
“Nuk mendoj se personalizohen kaq thjesht gjërat. Sigurisht se në proces ka ndodhur diku një shkëputje dhe do ta shikojmë”, ka thënë Gashi.
“Jo, sepse është më komplekse se aq”, tha Gashi kur u pyet se a është humbja në Podujevë disfata e parë karshi LVV-së.