Fehmije Gashi, avokatja e familjes së Gjyljeta Ukellës, e cila në prillin e këtij viti dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi, ka folur pasi ky i fundit e pranoi fajësinë dje në Gjykatën Themelore në Pejë.
Gashi tha se si përfaqësuese e familjes Ukelli, ka kundërshtuar që gjykata t’ia pranojë fajësinë Lajqit, pasi sipas saj, nga praktika gjyqësore janë në dijeni se pranimi i fajësisë i shkon në favor të pandehurit.
“Natyrisht që shprehja se ‘po pendohem, kërkoj falj’”, nuk e di çfarë efekti arrin. Përveç pasojave të tjera, i ka lënë fëmijët 6, 9 dhe 17 vjeç pa përkujdesje prindërore dhe ajo ishte një absurditet”.
“Unë e kam kërkuar dënimin maksimal, me burgim të përjetshëm, pasi vrasja e Gjyljeta Ukellës është bërë me dashje dhe planifikim”, tha ajo në Klan Kosova.