×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Arrestimi i Haki Rugovës i pabazuar ligjërisht, tendencë politike ndaj LDK-së

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi gjatë intervistës për “Përballje”, ka folur për përfaqësimin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për kritikat e opozitës ndaj Qeverisë Hoti, për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri, zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, mundësinë për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe për deklarimin për media që e bëri shefit i LDK-së, Isa Mustafa për arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

    Gashi foli në lidhje me deklarimin për medie që bëri i pari i LDK-së, Isa Mustafa për arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie, Haki Rugova.

    Ai tha se nuk mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi deklarimi i Mustafës, pasi sipas Gashit arrestimi i Rugovës nuk është i bazuar ligjërisht dhe siç tha ai “shihet që ka tendencë politike ndaj Rugovës dhe LDK-së”.

    “Ka indice të bazuara se arrestimi i Haki Rugovës është i pabazuar ligjërisht. Baza juridike për arrestim nuk ekziston. Nëse i merr të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare e sheh që Kosova qëndron më së keqi sa i përket arrestimeve sepse: arrestohet njeri, i bëhet gjyqi publik edhe në fund dalin të pafajshëm. Për këtë arsye kjo është shpërfaqje e problemeve në sistemin e drejtësisë. Unë nuk po e vlerësoj nëse zotëri Rugova ka lidhje shkak-pasojë se do të vendosë gjykata në fund, por procesi si proces si është menaxhuar, shihet që ka tendencë politike ndaj zotit Rugova dhe LDK-së edhe dalja e zotëri Mustafës është me këtë qëllim”, tha Gashi.

    Gashi tha se Kosova e ka numrin më të lartë të arrestimeve të paligjshme që bëhen nga institucionet e Policisë dhe drejtësisë.

    “Qohen në mbajtje njerëzit, dëmtohen politikisht dhe publikisht, dhe pas katër apo pesë vitesh dalin të pafajshëm. Dalja e pafajshme pas pesë vitesh, ia kanë shkatërru jetën dikujt. Duhet me pas parasysh që kur bëhet një urdhër për arrest, duhet me ekzistu dyshimi i bazuar se ajo vepër penale në fund ka me dal me u gjyku e dënu”, tha Gashi.

    Ai u shpreh se duke i ditur të gjitha rrethanat e ngjarjes, nuk mund të arrestohet askush e pastaj të mblidhen provat në lidhje me ato dyshime, por që duhet të bëhet e kundërta.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.