×
  • Lajme
  • Lajme

    Gara për Podujevën, beteja për vazhdimësi dhe ndryshim

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Me 15 mars nuk patën mundësi.

    Por me 29 nëntor, llapjanët, do të kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e ri të qytetit të tyre.

    Kjo meqë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të martën nënshkroi dekretin që lejon mbajtjen e zgjedhjeve në komunën e tyre.

    Vendimi i të parit të shtetit nuk e ka zënë në befasi VV-në.

    Kandidati i saj për kryetar në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, thotë se qysh moti janë gati.

    “Vetëvendosja ka qenë e gatshme që atëherë që këtë proces ta përmbyll suksesshëm. Kemi qenë atëherë jemi edhe tash që t`i nënshtrohemi këtij procesi. E kemi gatishmërinë për të hyrë në këtë proces”, u shpreh Bulliqi për Front Online.

    Gati janë edhe nga tabori i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Kandidati i saj NexhmiRudari shprehet i bindur në fitoren, si rezultat i punëve të mira të bëra në Llap që dy dekada.

    “Nuk na ka befasuar aspak. Ne që 20 vjet kemi qenë të përgatitur dhe vazhdojmë të jemi të përgatitur. Nuk kemi dyshim që edhe këtë herë do të dalim fitues, shkaku i punëve të mira”.

    Krejt të kundërtën e mendon kundërkanditati i tij ngaPartia Demokratike e Kosovës, NaimFetahu.

    Ky thotë se pikërisht punët që LDK-ja i ka bërë që 20 vjet në Podujevë do t`ia sigurojnë atij fitoren.

    “Kështu që jemi të përgatitur në të gjitha strukturat për me marrë pjesë nëzgjedhje dhe me dalë fitues. Puna e keqe do të na mundësojë të fitojmë më lehtë në Podujevë”, theksoi Fetahu për Front Online.

    Sidoqoftë, kushdo që ta marrë postin e kryetarit të Podujevës nuk do ta mbajë atë me gjatë se deri në fund të vitit 2021 kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës.

    https://www.youtube.com/watch?v=D8-FrIl1y3c

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes, në rrugën magjistrale “Prishtinë–Mitrovicë”, saktësisht në fshatin Llazarevë....
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë, duke e quajtur atë...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit – Departamenti për...
    Lajme25 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 25.07.2025 Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke njoftuar se kapacitetet e trajtimit janë duke u...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.