Edicioni 2020/21 në Serie A do të mbyllet sot me disa ndeshje tejet interesante.
Interi tashmë e ka siguruar titullin e kampionit, derisa Crotone, Parma dhe Benevento do të garojnë në Serie A nga edicioni i ardhshëm, shkruan FrontOnline.
Atalanta e Berat Gjimshitit tashmë e ka të sigurtë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, por tri skuadra po “luftojnë” për t’u kualifikuar në këtë garë.
Bëhet fjalë për Milanin, Napolin dhe Juventusin.
“Rosonerët” gjenden në vendin e tretë me 76 pikë, aq sa ka edhe Napoli një pozicion më poshtë.
Vendin e pestë e zë Juventusi me 75 pikë. Milanit dhe Napolit iu nevojitet fitorja për t’u kualifikuar, kurse Juventusit përveç fitores i nevojitet edhe gabimi i njërës nga dy skuadrat sonte.
Milani e ka sfidën më të vështirë nga të gjithë, pasi i shkon Atalantës. Napoli e pret Veronën, kurse Juventusi do të udhëtojë në Bologna.
Formacionet zyrtare:
Atalanta: Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi; Pessina, Duvan Zapata
Milan Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Calhanoglu; Leao
Bologna: Skorupski; Tomiyasu, Soumaoro, Medel, De Silvestri; Schouten, Svanberg; Skov Olsen, Vignato, Barrow; Palacio
Juventus: Szczesny; Cuadrado, de Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Kulusevski, Danilo, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata.
Napoli: Meret, Di Lorenzo, Manolas, Rrahmani, Hysaj, Fabian, Bakayoko, Zielinski, Lozano, Osimhen, Insigne.
Verona: Pandur; Ceccherini, Günter, Dimarco; Faraoni, Dawidowicz, Ilic, Lazovic; Bessa, Zaccagni; Kalinic.
/FrontOnline/