×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    GAP: Vendimet qeveritare për formimin e zonave ekonomike kanë qenë të motivuara politikisht

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Instituti GAP ka publikuar raportin mbi ligjin e ri për Zonat Ekonomike. Projektligji synon të rregullojë aspektet kryesore të zonave ekonomike, sikurse që është kompetenca për themelimin e tyre, mënyra e administrimit, vendndodhja e zonave, afati kohor për shfrytëzim, si dhe format për promovimin e zonave ekonomike.

    GAP thotë se përkundër asaj se baza ligjore për themelimin e zonave ekonomike ekziston që nga viti 2009, përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur paqartësi ligjore dhe konflikt kompetencash për themelimin e zonave ekonomike.

    Nga GAP është thënë se vendimet për themelimin e zonave ekonomike më shumë kanë qenë të motivuara politikisht.

    “Vendimet qeveritare për themelimin e zonave ekonomike më shumë kanë qenë të motivuara politikisht, se sa të bazuara në studime dhe analizë të të mirave (cost-benefit) të ekzistimit të tyre. Po ashtu, qeveria ka shfrytëzuar zonat ekonomike edhe si mjet për shpronësime të pronave private për përfitime të grupeve të caktuara. Punimet në finalizimin e infrastrukturës në zona ekonomike kanë zgjatur për shumë vite dhe shumë biznese kanë prishur kontratat për tu vendosur në këto zona për shkak të zvarritjes së punimeve. Edhe pse mbi 76 biznese janë vendosur në këto zona dhe zonat ekonomike zënë së paku 422.5 hektarë hapësirë, nuk ka një analizë të detajuar të përfitimeve ekonomike, rritjes së investimeve dhe punësimit. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për zonat ekonomike, përveç qartësimit të procedurave ligjore, prapë se prapë nuk ofrojnë incentiva të mjaftushme për ndërmarrjet që vendosen në zonat ekonomike”, thuhet nga GAP./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.