×
  • Lajme
  • Lajme

    GAP: Institucionet e Kosovës nuk e kanë prioritet instalimin e meritokracisë në pozita udhëheqëse

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Rekrutimet jomeritore në institucionet publike”, i cili analizon ndikimin e projektit britanik në emërimin e profesionistëve në pozita të larta udhëheqëse.

    Ky raport argumenton se projekti i Ambasadës Britanike ka pasur një ndikim pozitiv jo vetëm në rekrutimin meritor në disa pozita të rëndësishme të nivelit të lartë drejtues, por edhe në krijimin e një kulture të re të monitorimit të rekrutimit, duke rritur dukshëm kualitetin e aplikantëve dhe nivelin e transparencës së procesit të selektimit.

    Sipas këtij raporti thuhet se mbetët shqetësues niveli i lartë i moszbatimit të rekomandimeve të Ambasadës Britanike, e cila përveç që paraqet një shkelje të zotimit dhe harxhim të fondeve të taksapaguesve britanik, është edhe një indikacion se institucionet e Kosovës nuk e kanë prioritet instalimin e meritokracisë në pozita udhëheqëse.

    “Për të parandaluar nepotizmin dhe vendosur meritokraci në punësime në pozita të larta drejtuese, Ambasada Britanike u kishte ofruar Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës asistencë në rekrutimet meritore. Faza e parë e këtij bashkëpunimi kishte filluar në tetor të vitit 2016. Faza e dytë e projektit vazhdoi nga shtatori 2018 deri më 31 mars 2020. Ndërkaq, në korrik të këtij viti, Ambasada Britanike ka vazhduar projektin me Kuvendin dhe Qeverinë që do të zgjatë gjatë gjithë mandatit të Kuvendit, gjegjësisht Qeverisë. Zbatimi i këtij projekti ka një kosto të lartë buxhetore. Shuma totale e paguar nga muaji tetor 2016 deri në fund të kontratës aktuale kap një kosto prej 1,772,356 funtave (afër 2 milionë euro). Por institucionet e Kosovës në shumë raste kanë anashkaluar rekomandimet e britanikëve për të zgjedhur në pozitat kyçe njerëz meritorë. Në 14 procese rekrutimi, rekomandimet e partnerit britanik janë injoruar komplet, duke emëruar persona që fare nuk kanë qenë në listën e ngushtë të kandidatëve të suksesshëm. Raporti argumenton se rekrutimet meritore përveç që ndikojnë në uljen e korrupsionit dhe nepotizmit, meritokracia është edhe parakusht për të krijuar një shoqëri të barabartë dhe të aftë për t’u zhvilluar”, thuhet në komunikatën për media nga GAP.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Republikës Çeke në kuadër të Ligës së...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League. Para ndeshjes,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.