Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar deklaratën e saj në seancën e Kuvendit ku tha se Albin Kurti është kryeministri i parë shqiptar, fëmija i të cilit nuk flet shqip.
Musliu në DPT te Fidani në T7 tha se kryeministri për të qenë shembull duhet të niset nga praktikat në familje.
“Një kryeministër i një shteti për të qenë shuembull duhet të niset nga praktikat në familjen e tij. Ai nuk është më lider i Vetëvendosje, nuk është Albin Kurti i Malit të Zi, nuk është Albin Kurti i protestave të studentëve është kryeministër i vendit Nuk kam kurrgjë kundër Malit të Zi, është krenari që kanë arritur që ruajnë gjuhën e identitetin atje. Atë që unë e potencova, ai më nuk është një individ , ai përfaqëson shtetin”, tha Musliu.
Ajo shtoi se nëse ajo është treguar raciste atëherë edhe Gjergj Fishta është treguar racist në poezinë e tij “Gjuha Shqype”.
“Nëse kam përdor gjuhë raciste atëherë Gjergj Fishta qenka tregu racist që thotë ” Pra, mallkue njai bir Shqyptari, që këtë gjuhë të Perëndis’, trashigim, që na la i Pari, trashigim s’ia len ai fmis. Hera e dytë që tentojnë të më qesin si raciste. T’i thuash dikujt shqiptar nuk është racizëm, anglezit s’mund t’i thuash maqedonas. Nuk kam të bëj me vajzën e Albin Kurtit, unë komunikojë me kryeministrin e vendit”, shtoi Musliu.