Ganimete Musliu, deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK’së, ka ironizuar me listën e kandidatëve për president, teksa në vazhdën e satirës, ka propozuar ish-Kryenegociatoren për dialogun me Serbinë, Edita Tahirin.
Musliu këtë e ka bërë përmes ‘Facebook’-ut të saj, duke kërkuar për partnerët e koalicionit që për çështje të presidentit të bisedohet edhe me deputetët e Kuvendit.
Nga partia e deputetes në fjalë, ende nuk është dhënë ndonjë emër për propozim për pozitën e të parit të vendit.
Shkrimi i plotë:
“Këtë fundjavë vemdosa ta pasuroj listen imagjinare per PRESIDENT/E të Kosovës.
Shpresoj që studiot televizive ta kenë parasyshë qe ta fusin në skenarin e tyre edhe Edita Tahirin pse mos mi ba listen ma interesante.
Ani kur po thojnë me u marrë vesh lideret mes veti kujna i takon Presidenti.
Folni kapak edhe me deputet se po harroni qe ata kanë me votu për President”.