Në rubrikën “Mes rreshtave” të emisionit “Kendiv” në T7 ishte e ftuar këngëtarja e njohur e muzikës së mirëfilltë shqipe, Ganimete Jashanica.
Ajo rrëfeu për shumë periudha të jetës së saj private, por edhe asaj profesionale.
Mes tjerash, këngëtarja u pyet edhe për raportet me kolegët e gjeneratës së saj.
Ajo tha se me të gjithë ka raporte të mira dhe gjithmonë mundohet t’i ofroj, sidomos ata që janë më të rinj në skenë. Mirëpo, ajo ndau edhe një episod të më hershëm që lidhet me këngëtaren tjetër të njohur dhe shumë të dashur për publikun, Remzie Osmanin.
Sipas Jashanicës, Osmani ia kishte marrë një këngë të saj dhe e kishte kënduar.
“Ishte një keqkuptim, por i kam thënë ma keni borxh një këngë”, tha pos tjerash Ganimete Jashanica.
Rrëfimin e plotë për këtë histori e gjeni në videon më poshtë.