×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci vazhdon me akuzat: Hashim Thaçi u mundua të më vris*te pas vdek*jes së Adem Jasharit

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit”.

    Kështu u shpreh Gani Geci, vëllai i Fadil Gecit, i cili dëshmoi kundër Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai tha se kërkonin asgjësimin e tij, teksa sjell në vëmendje edhe një sulm që rezultoi me plagosjen e tij dhe humbjen e dy miqve të tij, duke e cilësuar atë si pasojë e një komunikate të lëshuar nga UÇK-ja.

    “Ata kërkonin asgjësimin tim. Ata e përdornin emrin e shtabit të përgjithshëm, jo emrin të përveçëm. Në vitin 2001 organizohet një pritë kundër meje. Mi vrasin dy shokë, mua më plagosin”, tha Geci në A2.

    Ndonëse nuk ndien frikë, ai pranon rrezikun nga ‘hienat e natës’, siç i quan ai.

    “Me thënë të drejtën, unë frikë nuk kam, rrezik ka, por frikë nuk kam se nuk i frikësohem këtyre hienave të natës. Nuk i jam frikësuar Serbisë që ka pasur helikopterë, jo këtyre të hajnave natën, që këta veç natën janë fortë”, tha ai në A2.

    Ai shprehu gatishmëri për të dëshmuar në Hagë, duke mbrojtur legjitimitetin e tij dhe për të zbuluar të vërtetën mbi komunikatën 59, për të cilën akuzon drejtpërdrejt Hashim Thaçin.

    “Hashim Thaçi është munduar me më denigruar. Për atë ka shkuar Fadili që aty me ju kallëzu që nëse nuk është Ganiu, është Fadili dhe ne jemi 7 vëllezër dhe ne jemi të pëqëndruar të mbrojmë njëri-tjetrin dhe që nuk mund të na zmbrapsin nga e drejta jonë legjitime, nacionaliste, demokratike, për të kërkuar zbardhjen e komunikatës numër 59, për të kërkuar ata që na vranë, për të kërkuar ata që dhanë urdhër, për të kërkuar ata që shkruan komunikatën”.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin në 22-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një postimi në...
    Lajme27 Tetor 2024
    Kosova hyn fuqishëm në historinë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e Federatës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si anëtare e rregullt. Ky...
    Lajme27 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së ka reaguar pas postimit të Ministrit Murati për Bankën Zhvillimore Ajo ka ironizuar duke thënë se pas Fondit Sovran...
    Të tjera
    Lajme27 Tetor 2024
    Pesë ditët e ardhshme do të jenë me diell dhe vranësira të shpërndara. Kështu njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Të hënën temperaturat...
    Vip27 Tetor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri mbrëmë kurorëzoi dashurinë e saj me një dasmë madhështore. Ajo dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji...
    Lajme27 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka takuar qindra qytetarë të Komunës së Istogut para të cilëve ka shpalosur pjesë të...
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Një 31-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë. Policia njofton se i riu është gjetur i shtrirë në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës...
    Kronika27 Tetor 2024
    Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit. Në Prishtinë, djali dyshohet se e ka kanosur nënën...
    Lajme27 Tetor 2024
    Organizata joqeveritare serbe “Aktiv”, e ka ndërprerë bashkëpunimin me Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). Kjo organizatë pretenton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.