Ish-deputeti Gani Geci ka treguar një plan për të cilën ka dëgjuar për vrasjen e gazetarit Milaim Zeka. Ka thënë se plani ishte që arma me të cilën do të bëhej vrasja e Zekës të vendosej në veturën e tij.
Sipas Gecit, e gjithë kjo skemë kishte për qëllim të nxiste një konflikt tjetër ndërmjet familjes Zeka dhe asaj Geci dhe të shpërndahej informacioni i rremë se Milaim Zeka po eliminohej shkaku se i njëjti kishte vrarë Ahmet Krasniqin.
Geci ka thënë se bashkë me Milaim Zekën i dinë emrin të dyshuarit dhe atij që ka porositur këtë atentat. Por, në reagim nuk i ka treguar emrat.
“Nuk po ia permendi emrin vrasësit as parapaguesit por Milaimi i din të dyt kush janë këta persona”, ka shkruar Geci, në një reagim në Fb.
Gani Geci pasluftës ishte pjesë e LDK’së. Më 2006 kur ishte ndarë LDK kishte kaluar në LDD për t’u kthyer prapë në Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova. Geci është vrasës i dyfishtë. Një vrasje e ka kryer në luftë ndërsa një pasluftës për të cilën ka mbajtur edhe disa vite burgim. Në zgjedhjet e fundit vajza e Gani Gecit është renditur gruaja më e votuar në LDK pas Vjosa Osmanit.