Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, i ka lutur bashkëvendasit e tij në Istog që sot t’i presin mirë ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Dreshaj i ka lutur banorët e Vrellës së Istogut që të tregojnë “kulturë e traditë në mikëpritje”, ndërsa ka thënë se mendimi politik është çështje personale dhe se fushata duhet të zhvillohet me dinjitet, pa dhunë e ofendime.“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot do të jenë në Vrellë në nisje të fushatës.
Lus bashkëvendasit nga Vrella e Istogu që edhe kësaj radhe të të tregojnë kulturë e traditë në mikpritje.Mendimi politik është diçka personale e secilit, por është e rëndësishme që të kemi fushatë të dinjitetshme, pa dhunë e pa ofendime”, shkroi Dreshaj.
“Kurti, Osmani, Hoxhaj, Haradinaj, Hoti, Limaj e secili lider apo përfaqësues partiak ka rastin të paraqes në Kosovën e pavarur planin elektoral dhe janë qytetarët ata që bëjnë zgjedhjen e tyre me 14 shkurt”, shtoi ai.
Osmani dhe Kurti së fundmi janë pritur keq në Mitrovicën e Veriut dhe në Skënderaj. Këto dy vizita u përcollën me tensione, ndërsa pati edhe forca të policisë që kujdeseshin për sigurinë e tyre.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2568392146788088&id=1555763194717660