Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën ndaj Gaziantep, që u mbyll me shifrat 2-1.
Futbollisti kundërshtar, Maksim ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë shumë të zgjuar, duke goditur poshtë murit, portieri i Fenerbahçes, reagoi mjaft mirë në fillim, duke e pritur topin, edhe pse kishte pamje të kushtëzuar, teksa më pas, është treguar naiv, duke e shtyrë topin më këmbë.
Në atë moment sfera e kalon vijën fatale dhe gjyqtari akordon gol për Gaziantep. Një episod i rrallë që nuk jemi mësuar ta shikojmë në ndeshje të këtyre niveleve.