Chelsea ka barazuar 0-0 me Brighton & Hove Albion në “Stamford Bridge”.
Chelsea ka rrezikuar shumë.
Në xhiron e 32-të, Blutë e Londrës kanë barazuar 0-0 me Brighton, duke rrezikuar shumë me zonën Champions.
Me këtë pikë të marrë, Chelsea tani ka 55 pikë në pozitën e katërt, aq sa West Ham në atë të pestë, derisa aty gjendet Liverpooli me 53 e Tottenham me 50 – që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Chelsea krijoi raste dhe u mundua për 90 minuta që të gjejë golin e tri pikëve, por ishte e pamundur ndaj super Brightonit që luftuan deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Andi Zeqiri nuk luajti asnjë minutë për Brightonin.