Të mërkurën në mbrëmje, u zhvillua finalja e Kupës së Kosovës në futboll, ku përballë njëri-tjetrit ishin Dukagjini dhe Llapi.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Llapi i Tahir Batatinës triumfoi vetëm pas ekzekutimit të penalltive (3:4), raporton Front Online.
Pas ndeshjes, skuadra llapjane e mori në Podujevë trofeun e parë të fituar pas 89 vjetësh themelim.
Por, në dizajnimin e kësaj kupe është vërejtur një gabim “trashanik” gjuhësor.
Në këtë trofe, në një pjesë është shkruar:
“FEDERATA e FUDBOLLIT të KOSOVËS”.
Pra, në vend të shkronjës “t” është vendosur shkronja “d”, derisa saktësisht duhet të jetë: “Federata e Futbollit e Kosovës”./FrontOnline/