Sevilla e fitoi ndeshjen e djeshme kundër Granadës me rezultat 2:1, por vëmendjen kryesore e mori gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Gjyqtari i katërt kishte sinjalizuar vetëm tre minuta kohë shtesë, shkruan FrontOnline.
Por, “bilbili” kryesor e mbylli ndeshjen në minutën e tretë, dhe pas kësaj futbollistët e Sevillës nisën festën e fitores.
Derisa iu tha se duhej luajtur edhe një minutë, gjyqtari në fjalë kërkoi nga futbollistët rikthimin në fushë.
Ndeshja vazhdoi edhe për një minutë, por që rezultati nuk ndryshoi dhe Sevilla arkëtoi tri pikë të arta./FrontOnline/
https://streamable.com/x8pliw