Ndeshja e Premierligës angleze mes West Bromit dhe Southamptonit u pasua me njërin prej vendimeve më kontraverse të referimit pas aplikimit të teknologjisë VAR, shkruan FrontOnline.
West Bromi kaloi në epërsi 1:0 në minutën e katërt, por gjyqtari anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, shkruan FrontOnline.
VAR zbuloi se Bartley ishte në pozicion “offside”, por që i njejti nuk shënoi apo ndikoi në aksion.
Shënues i golit ishte një futbollist tjetër, që nuk ishte “offside”.
Pyetja është se pse ky gol u anulua dhe kjo situatë ka sjellur reagime të shumta./FrontOnline/