Suedia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës pas 12 minutave lojë në “Fadil Volkrri”.
Ishte një gabim amator në mbrojtjen e Kosovës të cilin më së miri e shfrytëzoi Claesen, i cili realizoi për 1 – 0.
Kjo njëherësh është ndeshja hapëse për Kosovën për fazën kualifikuese për në Kampionatin Botëror të vitit 2022. Vedat Muriqi në njërën anë dhe Zlatan Ibrahimoviç në anën tjetër do të jenë pikat referuese në sulmet e të dy skuadrave.
Kosova e zhvillon këtë ndeshje me tri mungesa të mëdha si Ibrahim Dresheviç, Amir Rrahmani dhe Valon Berisha. Ndryshe, në ndeshjen tjetër të këtij grupi Spanja e ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 2-1.