Një tjetër situatë e tensionuar ka tronditur mbrëmjen e fundit të “Big Brother VIP Albania”. G Bani, një nga konkurrentët më të diskutuar të këtij sezoni, ka kërkuar të largohet nga shtëpia pas një debati të ashpër me Arsidën.
Në studion e spektaklit, moderatorja Neda Balluku analizoi situatën dhe foli hapur për strategjitë dhe dinamikat e lojës.
Ajo vuri theksin te mënyra provokuese e Arsidës për të luajtur, ndërsa mbështeti G Banin duke e quajtur një djalë me sedër të jashtëzakonshme: “Arsida luan me provokimin, por ti G Bani, po mbroje me mish e shpirt Valbonën, ndërkohë që ajo ishte vetë aty. Pse duhet të dalësh ti për sherret e Valbonës? Nuk mund ta pranoj kurrë”.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, G Bani sqaroi ndjesitë e tij dhe arsyet pas vendimit për t’u larguar.
Ai theksoi se ndjehet keq për interpretimet e krijuara nga debati dhe për mënyrën si janë transmetuar ngjarjet: “Me gjuhën që njoh unë, nuk jam tutor i askujt, ndaj u trishtova kur pashë që disa pjesë të videos mungonin. Valbona ndoshta mund të më përdorë, por jam aq i zgjuar që as ajo, as ndonjë tjetër nuk mund të më mashtrojë, nëse unë nuk dua”.
Debati ka ngritur pyetje për marrëdhëniet brenda shtëpisë dhe strategjitë e lojtarëve, duke lënë të hapur dilemën se si do të zhvillohen dinamikat mes konkurrentëve në vazhdim. Publiku tashmë pret me kuriozitet të mësojë nëse G Bani do të qëndrojë në lojë apo do të marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga “Big Brother VIP Albania”. /Telegrafi/