Sporti i futsallit do të jetë pjesë e programit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), në mbledhjen e mbajtur në Ljubljanë të Sllovenisë.
“Pas diskutimeve produktive me FIFA-n, ICMG ka konfirmuar përfshirjen e futsallit si për meshkuj, ashtu edhe për femra, në programin zyrtar të sporteve të LM që do të mbahen në Prishtinë në vitin 2030. Futsalli do të zëvendësojë zyrtarisht futbollin U21”, thuhet në vendimin e ICMG.
Marrë parasysh zhvillimin dhe masivitetin që ka futsalli në vendin tonë, ky vendim është i mirëseardhur për komunitetin e futsallit në Kosovë.