Lea Sermaxhaj është njëra prej futbollistëve të talentuara që bëjnë karrierë jashtë vendit.
Lea është pjesë e skuadrës së njohur zvicerane, Aarau, shkruan FrontOnline.
Falë paraqitjeve të mira, ajo është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës U17.
Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Qëndresa Krelani – “Qeqa”.
“Qeqa” ka publikuar edhe një video ku shihet se si Lea “shpërthen” në lot pasi kuptoi se është ftuar nga Kosova./FrontOnline/
https://www.facebook.com/qeqa.krelani/videos/10159832459101318