Futbollistja e Crystal Palacet, Lee Nicole është njëra prej 34 femrave që do ta padisin “MindGick”, kompaninë e cila zotëron faqen e njohur pornografike “PornHub”, pasi video e saj intime pa pëlqim u publikua në internet.
Megjithëse procedurat ligjore kanë nisur në ShBA, Nicole e cila ka prejardhje skoceze, është njëra prej tre femrave britanike që po marrin pjesë në këtë proces gjyqësor, shkruan FrontOnline.
Nicole ishte 18-vjeçare kur u filmua gjatë mardhënieve seksuale në vitin 2014, dhe video më vonë iu publikua në internet.
Tani, 25-vjeçarja thotë se për shkak të kësaj video, ajo po kalon nëpër një “ferr” të vërtetë.
“Edhe sot, kur shikohem në pasqyrë, turpërohem. Sepse ajo video është publikuar dhe nuk është më pjesë e privatësisë sime. Ndiej turp, kam edhe probleme mendore”, tha ajo./FrontOnline/