Futbollisti nga Kosova, Lirim Kastrati është duke u përballur me një problem me rrjetet sociale.
Përmes rrjeteve sociale, Kastrati iu ka kërkuar falje të gjithë atyre që kanë marrë ndonjë mesazh nga profili i tij, shkruan FrontOnline.
“Kërkoj falje të gjithëve atyre që kanë marr një mesazh prej meje me një link. Nuk e kam dërgu unë, dikush tjetër është duke u munduar të ma marr profilin. Bëjeni report nëse mundeni”, ka shkruar Kastrati./FrontOnline/