Një tentativë e dështuar e futbollistit me origjinë shqiptare, Ekzgjan Alioski në ndeshjen e Premier Ligës mes Burnleit dhe Lidsit është duke bërë xhiron e internetit në rrjete sociale, teksa është shndërruar në “hit”-in e momentit, kryesisht në “Twitter”.
Bëhet fjalë për minutën e 34-t, ku pas një asist nga e djathta, Alioski provoi të shënjestronte portën në afërsi të pikës së penalltisë, por për fatin e keq të tij, tentative e futbollistit të Lidsit ka qenë tërësisht e gabuar, duke përfunduar në rivënie anësore.
Ky moment nuk iu ka shpëtuar ndjekësve në rrjetet sociale që kanë vërshuar me komente të shumta tallëse.