Një transferim i dështuar në verën e 2018-tës i ka kushtuar rëndë klubit grek të AEL Larisës.
Tri vite më parë, Idriz Batha kishte arritur një marrëveshje për t’u transferuar te skuadra greke, shkruan FrontOnline.
Ndonëse gjithçka ishte mbyllur, ishte drejtori teknik i AEL Larisës, që njoftoi se ky transferim nuk do të realizohej duke thënë se:
“Arsyeja më kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe (shqiponjën). Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë së Veriut, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer”.
Menaxheri i Bathës tha se do e dërgojë çështjen në FIFA dhe ashtu ndodhi.
Tashmë mesfushori i Tiranës, ka fituar gjyqin edhe në KAS me klubin grek që duhet t’i paguajë atij 240 mijë euro.
Në rast se kjo nuk realizohet brenda 45 ditëve, KAS ka kërcënuar klubin e AEL Larisës se do i bllokohet afati kalimtar./FrontOnline/