×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti rumun: Mos ta nënvlerësojmë Kosovën, tifozët të mos bëjnë probleme

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Selektori Mircea Lucescu dhe futbollisti Vali Mihăilă kanë mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kosovën.

    Futbollisti i Parmës ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të mos nënvlerësohet kundërshtari i radhës, ndërsa kërkoi nga tifozët që të jenë të qetë dhe të mos shkaktojnë probleme.

    Ndeshja e kaluar mes këtyre dy Kombëtareve ishte ndërprerë për shkak të thirrjeve të huliganëve rumunë “Kosova është Serbi” dhe për shkak të banerave anti-shqiptare dhe pro-serbe.

    “Ne jemi të gatshëm. E pamë që ka ndryshime në ekipin e tyre, por na mbetet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë në fushë dhe në fund të dalim me fitore”, deklaroi fillimisht futbollisti rumun në konferencë për shtyp.

    “Shpresojmë që tifozët të na inkurajojnë dhe në fund ne t’i lumturojmë dhe gëzojmë ata. Natyrisht, nuk duam incidente. Ka pasur incidente në të kaluarën, në ndeshje me Izraelin nëse nuk gabohem, por shpresojmë të mos ndodh asgjë dhe të jetë një ndeshje paqësore”, shtoi Mihailă.

    “Është normale që stadiumi të jetë plot dhe në fund vijnë edhe rezultatet. Ne hyjmë gjithmonë me mentalitetin për ta fituar ndeshjen. Nuk ka rëndësi kundërshtari, ka rëndësi të hysh i motivuar dhe me mendimin për t’i fituar tri pikë”, vazhdoi ai.

    Rumania dhe Kosova do të luajnë nesër mbrëma në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45. /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Sport28 Dhjetor 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thyer heshtjen e tij pas lëndimit që pësoi e i cili do ta lë atë për...
    Sport28 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo i dha një goditje elitës së futbollit francez duke thënë se Superliga e Arabisë ka një standard më të lartë,...
    Sport28 Dhjetor 2024
    Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka u nominua për golin e vitit nga Bundesliga. Bayer Leverkuseni, përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nga fansat që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të shkojë në spital për t’i hequr prostatën të dielën. Kjo pasi ai u diagnostikua me një...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kush ia mësyn të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Muçibabë do i duhet të pres deri në 50 minuta. Atje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    “ Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-prokurori Elez Blakaj, ka thënë se edhe gjatë vitit 2024, puna dhe rezultatet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor mbesin akoma larg pritshmërive...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-së dhe Kryetar i Forumit Intelektual “Europa 2030”, thotë se se sipas të dhënave të FMN-së...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Sot kanë nisur punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në hapjen e kësaj konference, mori pjesë edhe Kryeministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.