Është fejuar futbollisti prishtinas, Agim Zeka.
Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve që janë publikuar në rrjete sociale.
22 vjeçari, i cili tashmë ka ndërtuar një karrierë si futbollist, kurorëzoi dashurinë e tij me bukuroshen Arbnore Peci.
Të njëjtit në rrjete sociale kanë publikuar edhe disa fotografi nga ceremonia e fejesës, në të cilën marrin vëmendje të madhe me paraqitjen elegante.
Agimi, që ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë nga U-17 deri tek U-21, në janar nënshkroi me klubin e njohur Austri Vjena.
I njëjti kaloi në Austri nga klubi belg Royal Excel Mouscron, ku ishte në huazim nga Lille.