Futbollisti nga Kosova, Frederik Veseli ka pasur një moment paniku në ndeshjen e djeshme mes Salernitanas dhe Empolit.
Reprezentuesi i Shqipërisë u dërgua në spital pas përplasjes që kishte me një bashkëlojtar të tij, shkruan FrontOnline.
Sipas mediave italiane, 28-vjeçari humbi ndjenjat për disa çaste, por me intervenimin e mjekëve, gjithçka shkoi mirë.
Si pasojë e kësaj, Veseli u largua nga loja në pjesën e dytë.
Tani raportohet se gjendja aktuale e futbollistit është stabile.
Nëpërmjet një story në “Instagram”, Veseli ka konfirmuar se është mirë, duke falënderuar të gjithë për mesazhet e dërguara./FrontOnline/