Liridon Krasniqi ka marrë ftesë për herë të parë nga Kombëtarja e Malajzisë.
Futbollisti nga Kosova është ftuar për t’u grumbulluar me ekipin kombëtar të Malajzisë për dy ndeshjet miqësore të muajit maj.
Krasniqi do të marrë rrugën për në Malajzi para takimeve miqësore, për shkak se do të vaksinohet kundër pandemisë COVID-19.
Lajmin është konfirmuar nga një njoftim i Kombëtares së Malajzisë.
“Një total prej 38 lojtarësh kombëtarë do të marrin vaksinën duke filluar nga 19 prill, përpara se të nisen për në Shtetet e Bashkuara Arabe në ndeshjet para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’ dhe Kupën Aziatike. Në këtë numër, përfshihen edhe tre lojtarë jashtë vendit. Liridon Krasniqi, Luqman Hakim dhe Junior Eldstal”, thuhet në njoftim.
Krasniqi aktualisht aktivizohet te skuadra e Newscastle Jets në Australi.