Futbollisti i mirënjohur kosovar, Liridon Krasniqi, gjatë ditës së martë është takuar me legjendën e futbollit brazilian, Ronaldinhon.
Takimi ndërmjet Krasniqit dhe ish-sulmuesit brazilian ka ndodhur në Dubai, aty ku po qëndrojnë të dytë për pushime.
Pas takimit lojtari nga Kosova ka publikuar fotografi me Ronaldinhon në llogarinë e tij zyrtare në instagram.
Me pas Krasniqi ka postuar edhe një video me brazilianin, ku e ka detyruar të ia përmend emrin kombëtares së Malajzisë.
Kujtojmë se Liridon Krasniqi është ftuar për herë të parë nga kombëtarja e Malajzisë, ku pritet të paraqitet në tri ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2022.
Futbollisti i Newcastle Jets ishte ftuar edhe nga kombëtarja e Kosovës në një ndeshje miqësore, kurse pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, Krasniqi nuk ka qenë më i grumbulluar me ‘Dardanët’.