Fede Valverde është detyruar të vetëizolohet pasi ka pasur kontakt me një person që është infektuar me COVID-19.
Megjithatë, futbollisti i Real Madridit ka rezultuar negativ me virusin korona, shkruan FrontOnline.
Mesfushori uruguaian do t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e sotme ndaj Getafees, duke shtuar numrin e mungesave për trajnerin Zinedine Zidane.
Francezit do t’i mungojnë edhe Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane, Lucas Vazquez, Ferland Mendy dhe Eden Hazard shkaku i lëndimeve.
Kurse, Casemiro dhe Nacho Fernandez mungojnë shkaku i pezullimeve.
Valverde pritej ta zëvendësonte Casemiron në mesfushë për ndeshjen e sotme./FrontOnline/