Futbollisti i Fulhamit, Kevin McDonald e ka marrë një lajm jashtëzakonisht të keq.
McDonald duhet ta bëjë transplantin e veshkës, teksa dhurues i saj është vëllai i tij, shkruan FrontOnline.
32-vjeçari ka thënë se ka luajtur mbi dhjetë vite me sëmundje në veshkë.
Ai thotë se ka mundësi që ky operacion t’ia ndalë karrierën e tij në futboll.
“Për ata që pyesin se si shkojnë gjërat në lidhje me shëndetin tim. Unë do të bëj transplantin e veshkës këtë të premte dhuruar nga vëllai im. Unë do t’ju informoj të gjithëve për shërimin tim. Faleminderit si gjithmonë për mbështetjen tuaj gjatë gjithë kohës” shkruan McDonald./FrontOnline/