Lideri i VV-së, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv për COVID-19.Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti në një postim në Facebook, duke shtuar se në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar ai.
Kurti ka marrë mesazhe të shumta nga figura të ndryshme të vendit tonë – të cilët i uruan shërim të shpejtë liderit të Vetëvendosjes.Megjithatë, jo të gjitha komentet ishin të mira – pasi futbollisti kosovar, Edmond Llugaliu “shokoi” me komentin e tij.“2 vjet qëndor në vet-izolim se sen s’po na vyn”, i komentoi futbollisti kosovar liderit të VV’së.