Futbollisti i Manchester Cityt, Riyad Mahrez është duke i shijuar pushimet luksoze në Greqi.
Në ishujt grek, Mahrez i ka propozuar të dashurës së tij, Taylor Ward, shkruan FrontOnline.
Këtë propozim, algjeriani e bëri me një unazë në vlerë prej 470 mijë eurosh.
Ward është e bija e ish-futbollistit anglez, Ashley Ward.
Në një postim në rrjetet sociale, dy herë fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë afrikan të vitit, postoi disa foto me të fejuarën e tij./FrontOnline/