Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Pas ndeshjes, ylli i Kosovës, Lirim Kastrati dhe ai i Spanjës, Dani Olmo pozuan së bashku derisa shkëmbyen edhe fanellat.
Një fotografi të tillë e postoi Kastrati në “Instagram” ku shkroi:
“Ishte mirë të shihja shoku im”.
Ndërkaq, në këtë postim, Olmo komentoi: “Mirë të shiha ty vëlla”. /FrontOnline/
https://www.instagram.com/p/CNGU2J9l7Ff/?utm_source=ig_embed