Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda ka shënuar golin e parë me fanellën e Torinos.
Goli i kosovarit erdhi në kohën më të duhur për skuadrën e Torinos.
Ai shënoi në minutën e 63-të kundër Parmas, pas një asistimi të bukur të Ansaldit.
Rezultati momental është 1:0 në të mirë të Torinos. Me një fitore të mundshme sonte, Torino bën një hap të madh për mbetjen në Serie A.