Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me nënkryetarin e parë të FFK-së, Agim Dibranin sot pritën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.
17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Kosovës, njofton FFK-ja, përcjell FrontOnline.
Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet Kombëtares U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.
Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin.
Presidenti i FFK-së, Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese.