Kombëtarja e Guinesë e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit qershor.
Muajin e ardhshëm, kombëtarja afrikane do të ketë punë edhe me Kosovën, shkruan FrontOnline.
Në këtë listë mungojnë edhe dy yjet e Liverpoolit, Naby Keita, respektivisht Romës, Amadou Diawara shkaku i lëndimeve.
Ndërkaq, futbollisti i Lokomotivës së Moskës, Francois Kamano ka njoftuar se do të martohet, andaj nuk do të jetë në dispozicion./FrontOnline/