Së fundmi u raportua për një incident të madh në ndeshjen e Ligës së Parë mes Ferizajt dhe Ulpianës.
Në lidhje me këtë ngjarje, klubi ferizajas është sqaruar duke thënë se ndeshja u ndërpre në minutën e 94-t, shkruan FrontOnline.
Tutje, Ferizaj bën me dije se një tifoz hyri në fushë, derisa klubi ka njoftuar edhe për gjendjen e futbollistit Thesar Ismajli.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4576126232404651&id=232272573456727&__cft__[0]=AZXwquh_kGSCt-hCXRE0KEVXGIkJiH7an1aCpm1r2hoemLuCkJukuR6DGg6akx4exDS1Sn6Iu7WSeccXRgNzw3_c2SyNVbmaZXRCWyJmVUZPIRk-THGvqKo7OF8KAimyOOJ2B5Ix3tv29eZDEsQ-_s3p&__tn__=%2CO%2CP-R
Ismajli njoftohet se është në spital dhe se gjendja e tij është kritike.
Njoftimi i plotë i Ferizajt:
“Ndeshja: Ferizaj – Ulpiana është ndërprerë në minutën e 94-të.
Ndeshja e zhvilluar sot në mes Ferizajt dhe Ulpianës është ndërperë në minutën e 94-të të takimit ku një lojtar i skuadrës sonë ka qenë në gjendje të rëndë kritike pas një dueli me kundershtarin , ku gjatë ndërhyrjes së stafit mjekësor, një tifoz me probleme mendore ka shtyrë gjyqtarin e ndeshjes dhe ky i fundit e ka ndërperë ndeshjen.
Lojtari ynë, Thesar Ismajli gjendet në spital dhe gjendja e tij vazhdon të jetë ende kritike, andaj ne si klub lutemi për shërimin e tij të shpejtë“./FrontOnline/