Beni Dibrani është futbollisti shqiptar nga Kosova që luan te Bayern Munichu.
Dibrani është pjesë e grupmoshës U19 të klubit bavarez, shkruan FrontOnline.
Derisa ka përfunduar edicionin në Gjermani, Dibrani ka nisur pushimet në Kosovë.
Por, çdo mëngjes, ai nuk harron t’i kryejë stërvitjet.
Për këtë, ai ka zgjedhur trajnerin e mirënjohur, Seidi Onbashi.
Onbashi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se është viti i katërt që Dibrani stërvitet me të gjatë pushimeve.
Postimi i plotë i Onbashit në “Facebook”:
“Stervitja e mengjesit me Beni Dibrani lojtari i Bajern Munich U 19 , Falenderoj Jeton Dibrani prindin e Benit per besimin. Eshte viti i 4-t me radhë qe gjat pushimeve Beni stervitet tek un“./FrontOnline/