Mbrojtësi i Atalantës, Robin Gosens është ankuar për veprimet e Cristiano Ronaldos kur ai donte ta shkëmbente fanellën me yllin portugez, shkruan FrontOnline.
“Pas ndeshjes ndaj Juventusit, doja ta përmbushja ëndrrën time dhe ta kisha një fanellë të Ronaldos”, ka treguar ai fillimisht.
“Pas përfundimit të ndeshjes, unë shkova tek ai, dhe e pyeta nëse mund t’ia merrja fanellën, por ai më tha: Jo”, tregoi Gosens.
“Isha i skuqur, isha në siklet. U largova prej tij”, theksoi mbrojtësi i Atalantës./FrontOnline/