Të mërkurën Llapi e pret Prishtinën në takimin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Në Podujevë, Llapjanët futen në fushë pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 3-2 në “Fadil Vokrri”.
Në stërvitjen e fundit të skuadrës, para kësaj ndeshje të rëndësishme, futbollistët janë përkrahur edhe nga “Legjendat”, të cilët në mënyrë të organizuar kanë përcjellur seancën stërvitore.