Futbollistët e Lepencit kanë bojkotuar stërvitjet e skuadrës shkaku i krizës financiare në klbut.
Përveç stërvitjeve, futbollistët e klubit kaçanikas mund t’i bojkotojnë edhe ndeshjet kampionale, shkruan FrontOnline.
Krejt kjo për aryse se futbollistët nuk janë paguar që prej muajit janar.
https://www.facebook.com/lepenciFC/posts/1712580948926535?__cft__[0]=AZXgqB-rMKWJf6VNnRUm4kgQcnfta7nwKoIePII0NYo-InpYKUh1GGoNo5mPUidgJrxj8_DZl-drogNbIdJewZzEkUnpJfeln2DFUXi492OMP4UrON9cHlS_SofEBKcKTj8y9S0_15QJFFTj1yXiYq4b&__tn__=%2CO%2CP-R
Njoftimi i plotë i Lepencit në “Facebook”:
“KF LEPENCI bojkoton stërvitjet dhe pritet edhe ndeshjet kampionale!
Futbollistët e KF LEPENCI bojkotojnë stërvitjet ??
Lojtarët e kanë bojkotuar stërvitjen e sotme, pasi nuk kanë marrë paga që nga muaji janar..
Madje burimet kanë thënë se futbollistët nuk do të dalin as nesër në stërvitje nëse nuk marrin pagat e premtuara nga drejtuesit e klubit.
Klubi ynë nga sot ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare. Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që nga muaji janar, dhe pa përkrahje nga askush prap ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë“./FrontOnline/