Pavarësisht gjendjes së rënduar, futbollistët e Ferizajt janë bindur që të mos e bojkotojnë ndeshjen e sotme ndaj Kikës së Hogoshtit.
Ferizaj do të përballet me Kikën në kuadër të javës së 21-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar, raporton FrontOnline.
Drejtori i klubit, Nadir Haxhimusa orë më parë për FrontOnline deklaroi se futbollistët nuk do të dalin në fushë sot për shkak të gjendjes së rënduar financiare.
“Djelmoshat nuk janë ndalur, kanë stërvitur deri dje, por ndeshjen në këto kushte do ta bojkotojnë, nuk do ta zhvillojmë në rast se nuk vjen dikush prej aksionarëve për të ndërmarrë diçka”, ka deklaruar Nadir Haxhimusa.
Megjithatë, në faqen zyrtare të klubit ferizajas shkruhet se futbollistët e kanë lënë “inatin mbrapa” dhe do të paraqiten në fushë sot për ta dhënë maksimumin.
https://www.facebook.com/232272573456727/photos/a.792499644100681/4532888486728426/
Njoftimi i plotë i Ferizajt:
“FC.Ferizaj-KF Kika zhivllohet ne ora 15:00.
Pas shumë përpjekjeve, dhe pas shumë tentimeve tona lojtarët vendosën sot që të dalin në fushë dhe të japin maksimumin për Ujqit dhe gjithë qytetin.
Edhe pse pa mbështetje, pa askënd mbrapa ata vendosën që para vetes të tyre të qesin interesat e qytetit dhe të japin edhe atomin e fundit për ngjyrat bardhë e kaltërt e për tifozët e tyre besnik.
Kta lojtarë dhe të gjithë ata individ që japin qdo gjë nga vetja për të përfaqsuar qytetin në mënyrën më të mirë do të na kenë mbrapa gjithmonë, dhe kurrë nuk do të kursejmë asgjë për ti mbështetur ata.
Forca Ferizaj“./FrontOnline/