Disa prej futbollistëve të Kombëtares së Belgjikës kanë refuzuar të marrin vaksinën kundër koronavirusit.
Thuajse, gjysma e Belgjikës raportohet se kanë refuzuar të marrin vaksinën kundër COVID-19 para Kampionatit Evropian “Euro2020” për shkak të frikës ndaj efekteve anësore, shkruan FrontOnline.
Futbollistët belg i frikësohen simptomave normale që mund t’ju shkaktohen si dhimbje të muskujve apo edhe temperatura.
Qeveria e Belgjikës ka dhënë dritën e gjelbër që futbollistët të vaksionohen përpara se “Djajtë e Kuq” të nisin këtë rrugëtim.
Kampionati Evropian fillon më 11 qershor me ndeshjen e parë që zhvillohet në “Olimpico” të Romës ndërmjet Turqisë dhe Italisë.
Një ditë më vonë Belgjika përballet me Rusinë./FrontOnline/