Futbolli shqiptar e ka marrë një lajm të trishtë gjatë ditës së sotme.
Ish-gjyqtari i njohur, Faik Bajrami ka vdekur në moshën 86-vjeçare, shkruan FrontOnline.
I pari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka ngushëlluar familjen Bajrami, derisa e ka vlerësuar lart figurën e tij.
Mesazhi i plotë i Dukës:
“Bajrami është një ndër emrat më të mëdhenj të arbitrimit shqiptar. Ai shënoi emrin e tij me germa të arta në historinë e futbollit shqiptar duke arbitruar në 21 shkurt 1971 në Roterdam, ndeshjen Holandë-Luksemburg.
Bajrami ishte një person me integritet të lartë dhe një figurë sportive e respektuar, dhe mungesa e tij do të ndihet gjatë në familjen tonë të futbollit, duke parë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar.
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e shumtë të Faikut në këtë moment të vështirë që po kaloni”./FrontOnline/