Italia në zi. Ka vdekur ish-kampioni i Evropës në vitin 1968, Tarcisio Burgnich.
Ish-mbrojtësi italian ka luajtur te skuadrat si Udinese, Juventus, Palermo, Inter dhe te Napoli, ku ai e mbylli karrierën në vitin 1977, shkruan FrontOnline.
Pas pensionimit, Burgnich nisi karrierën si trajner, teksa këtë aventurë e mbylli në vitin 2001 si trajner i Pescaras.
Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.
Burgnich gjatë karrierës së tij u shpall pesë herë kampion i Italisë, fitoi një herë Kupën e Italisë dhe triumfoi dy herë në Ligën e Kampionëve me fanellën e Interit./FrontOnline/